Ne, shefat e redaksive po prisnim. Kishte kaluar rreth gjysëm ore dhe pronari I ri i multimedias ende nuk po dukej. Nga jashtë , poshtë ngrehinës, dëgjohej vetëm frymëmarja e qytetit. Brenda vetëm një mizë qarkullonte aty- këtu. Ne, herë njeri e herë tjetri e përzinim me një të tundur të dorës. Nuk kishim ç’ti bënim. Ajo kishte punën e saj, ne tonën: na duhej të prisnim pronarin tonë te ri.
Dikur dera u hap dhe pronari yne i ri hyri. Per rastesi apo se ashtu duhej te ndodhte miza doli sapo dera u hap. Bossi hyri miza doli.
Pronari ri multimedias nuk tha asnjë fjalë përshëndetëse vetëm bëri një lëkudje dore, duke treguar pëllëmbën e tij. Gjithshka nga lëkura e tij e dukshme, pra duart dhe lëkura e fytyrës tregonin se ai harxhonte bollshëm kohë dhe para për pastërtine dhe freskinë e saj, Edhe ngjyra e lëkurës ishte ajo e duhura, sa për të mos thënë as shumë i paparë nga Dielli, por as edhe shumë i nxirë. Ishte mesoburrë, kishte fizik të palestruar, mbi mollëz kishte një nishan të vogël, të zi, që dukej si një mizë e palëvizur, atje në faqe.
-Unë jam pronari i ri.-tha.- Bashkë nuk kemi pasur kontakte përpara, keshtuqë na mbetet të njihemi këtej e tutje… Në të vërtetë nuk do të kemi shumë kontakte bashkë, prandaj dua ti them gjërat shkurt dhe prerë që në fillim. -Së pari, ju e dini që ky tashmë është njëri nga bizneset e mia. Pra, kur them këtë duhet të keni parasysh që, për mua kjo ndërmarje është thjesht biznes, pra mbështetet mbi interesin tim për të fituar. Fitimi nga multimedia është paksa më i koklavitur nga ai i një biznesi të mirfilltë… nejse, këto gjëra ju i dini. Po jua them sa për të pasur parasysh se në punën tuaj si gazetarë edhe një presje kur ta publikoni, duhet të merni në konsiderate, se a përputhet me interesat e mia, pra shkurt a më fut mua gjë në xhep. Sot gazetari për gazetari nuk ka. Nëse ndonjëri dëshiron që punën këtu ta shohë të shkëputur nga interesat e mia, le ta thotë që në fillim dhe këtu ndahemi.
Një pauzë heshtjeje. Ai hetoi fytyrat tona se mos ndonjë nga ne dëshironte të dilte nga ajo derë nga ai hyri kur miza doli. Askush nuk foli. Heshtja tregonte se ne të gjithe nuk ishim kundër , ose së paku, nuk e shprehnim kundërshtimin ndaj diktatin të tij mbi gazetarine tonë.
-Mjeshtria juaj është që në sytë e popullit të flisni në emër të tij, ndërkohë që nuk duhet të harroni për asnjë çast se luftoni pçr interesat e mia. Më konkretisht, për politikat editoriale do tju caktoj njeriun e duhur: një hap jashtë vijës së përcaktuar do të thotë për secilin nga ju jashtë nga kjo godinë njëherë e përgjithmonë. Jam i prerë në punët e mia, duhet të përshtateni me këte mënyrë komunikimi me mua.
Ai nxori celularin dhe formoi një numër. Pas dy- tre sekondave e mbylli , pa e lënë tjetrin të përgjigjej nga ana tjetër.
-Kështu, pra, tha duke na vështruar njërin pas tjetrit, në sy. Vështrimi i tij ishte asgjësues. Dera pas tij u hap dhe
hyri dikush.
Pronari i ri i multimedias pa kthyer kokën tha :
-Ky ështe njeriu i cili do të jetë zëdhënësi im në këtë biznes. Faleminderit për bashkëpunimin dhe punë të mbarë.
Iku.
Në aq pak kohë sa zgjati ardhja dhe ikja e tij, ai nuk tha ndonjë gjë që ne nuk e dinim, por vetëm na bëri të qartë se, ai i priste drutë shkurt. Ky ishte njeriu që do të na paguante këtej e tutje dhe për interesat e të cilit do të na duhej të flisnim në emër të popullit.
Njeriu që hyri përpara se pronari të dilte, kishte trup mjaft të shkurtër dhe te imët. Edhe zërin e kishte të ulët dhe si një zukatje mize.

Peter H Stou tetor 018